Përballja me suedezët e AIK, Cake: Shkëndija i ka të gjitha shanset për kualifikimin më tej

Publikuar më: 8/8/2022, ora 17:53
cake klisman 1280x720

Përballja me suedezët e AIK, Cake: Shkëndija i ka të gjitha shanset për kualifikimin më tej

Publikuar më: 8/8/2022, ora 17:53

Shkëndija e Tetovës jep gjithmonë “shkëndija” në Europë. Dhe këtë gjë e kanë vërtetuar dhe këtë sezon.  

Kuqezinjtë janë një hap larg “play off”-it në Conference League dhe i kanë të gjitha gjasat për t’u kualifikuar më tej. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj suedezëve të AIK, tetovarët i presin këtë të enjte në Shkup me motivimin maksimal dhe besimin e plotë për të kaluar turin.

Klisman Cake tregon në një intervistë për A2 CNN se gjendja fizike e djemve është e mirë dhe gati për duelin vendimtar. Cake thekson se motivimi që trajneri i jep çdo ndeshje është i madh, edhe pse duele të tilla marrin gjithmonë rëndësi maksimale.

I pyetur për ndryshimin mes futbollit shqiptar dhe atij maqedonas, Cake përgjigjet: “Ndryshimi është te infrastruktura dhe media. Shqipëria është shumë përpara Maqedonisë së Veriut”.

Shkëndija e Tetovës përballet këtë të enjte me suedezët e AIK, në orën 20:00.