Shtrenjtimi i qumështit dhe bulmetit, kriza e çmimeve po redukton sasinë e prodhimit të produkteve

Publikuar më: 8/8/2022, ora 15:22

Shtrenjtimi i qumështit dhe bulmetit, kriza e çmimeve po redukton sasinë e prodhimit të produkteve

Publikuar më: 8/8/2022, ora 15:22

Prej 1 gushtit, çmimi i qumështit dhe nënprodukteve të tij kanë pësuar një rritje me afro 20% të çmimit. Të cilësuara si produkte të nevojshme ditore, për konsumatorët po bëhet e vështirë blerja e tyre.

Në valën e rritjes së vazhdueshme të çmimet, qytetarët po ulin konsumin.

Po përse pati një shtrenjtim të qumështit dhe nënprodukteve në treg?

Vështirësitë që po has sektori i përpunimit të qumështit si dhe ai i blegtorisë në tërësi, kanë bërë që rezervat ushqimore të boshatisen.

Subvencionimi i blegtorëve për litër qumësht dhe ulja e TVSH-së në shitje deri në 6%, shihet si një rrugë e mesme shpëtimi për sektorin.