Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Studimi i Oksfordit “zbeh” mitin e perimeve, nuk mbrojnë nga sëmundjet siç mendohej

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 22:28 | Lifestyle
Studimi i Oksfordit “zbeh” mitin e perimeve, nuk mbrojnë nga

Konsumi i përditshëm i perimeve gjithmonë, të paktën në dekadat e fundit, është lidhur me një jetë të shëndetshme, si një praktikë e mirë, pothuajse një mburojë kundër sëmundjeve të ndryshme që paraqiten veçanërisht pas një moshe të caktuar.

Por sipas një studimi 12-vjeçar të një prej universiteteve më prestigjioze në botë Oksfordi, konsumimi i perimeve nuk duket sikur sjellë përfitime domethënëse kundrejt të tjerëve. Ose të paktën, jo si faktor dominues.

Studimi ka përshirë pothuajse 400 mijë britanikë të një moshe mesatare rreth 56 vjeç. Pjesëmarrësve i është kërkuar sasia e perimeve të konsumuara, të freskëta dhe të ziera, dhe më pas të dhënat janë ballafaquar me sëmundjet kardiake të shfaqura ndër vite.

Në 12 vitet e studimit, rreth 18 mijë persona të kampionit total kanë pësuar sëmundje kardiake të rënda, si infarkt ose iktus.

Rezultatet ishin disi befasuese. Grupi që konsumonte sasi më të mëdha perimesh të freskëta, kishte 15% më pak mundësi për t’u sëmurur nga grupi që i konsumonin pak ose aspak. Por ndërkohë, grupi i atyre që konsumonin në përditshmëri perime të ziera kishte diferenca të papërfillshme me ato që i konsumonin më pak.

Jo vetëm, por edhe avantazhi që kishin konsumatorë të perimeve të freskëta zvogëlohej shumë kur merreshin parasysh edhe faktorë si pasuria, stili i jetesës dhe të tjerë.

Sipas studiuesve, studimi tregon se lidhja e vërtetë e konsumimit të perimeve me shëndetin vjen nga fakti që personat që përdorin perime në ditën e tyre kanë një vëmendje më të madhe për mirëqenien e tyre fizike edhe në dinamikat e tjera të përditshmërisë.

Vetë autorët e studimit, pohojnë gjithsesi se një dietë e ekuilibruar dhe një peshë e kontrolluar mbetet një pjesë e rëndësishme e shëndetit dhe kufizimin e disa sëmundjeve të rënda.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani