Tensioni në Tajvan merr formën e “trillerit”, gjendet i vdekur në hotel “babai i raketave”

Publikuar më: 8/8/2022, ora 19:08
raketa y 1280x720

Tensioni në Tajvan merr formën e “trillerit”, gjendet i vdekur në hotel “babai i raketave”

Publikuar më: 8/8/2022, ora 19:08

Pas tensionit, incidenteve diplomatikë dhe stërvitjeve ushtarake kineze, situata në Tajvan ka marrë edhe nuancat e një filmi “triller”.

Një nga fushat ushtarake ku Tajvani është më i avancuar dhe që cilëson si prioritare në përgjigjen ndaj një sulmit të mundshëm të Republikës Popullore Kineze është sistemi raketor.

Pikërisht ky sektor delikat ka pësuar një goditje domethënëse me vdekjen e 57-vjeçarit Ou Yang Li-hsing, një nga mendjet e ndritura të Institutit kombëtar i Shkencës dhe ndoshta autoriteti më i madh  në fushën e raketave.

Ai u gjend i vdekur në dhomën e tij në një hotel. Ishte stafi i tij që e gjeti pajetë me disa ilaçe në dorë. Edhe pse vuante nga sëmundje kardiovaskulare, vetëm pak ditë më parë , Li-hsing gjendej në bazën ushtarake të Jiupeng, ku mendohet se Tajvani do të fillojë një seri testimesh raketore, një ditë pas atyre kineze.

I vdekuri, që dikur mbante edhe postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, në versionin zyrtar ka vdekur për shkaqe natyrore, por nuk rrjetet sociale nuk mungojnë teori nga më të ndryshmet.

Shumë i kanë frikën një strategjie të re të Pekinit, një “decapitation strike” që nënkupton eliminimin e ngadaltë e liderëve të një vendi, dhe që mund të shihet si një kompromis i mirë për Kinën për të shmangur një luftë midis “bashkëkombësve”.

Goditja në Taipei u dëgjua. Madje vdekja e Ou Yang Li-hsing shihet si shkaku për mungesën e sinjalizimit në kohë nga ana e forcave tajvaneze të raketave kineze që kaluan territorin, dhe u njoftuan më pas vetëm nga Japonia.

Tensioni midis Kinës dhe “simotrës” Tajvan, që zgjat nga lufta e dytë botërore, arriti një kulm disa ditë më parë me vizitën në kryeqytetin Taipei  të kreut të Kongresit Nancy Pelosi, zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në 25 vjet. Nismë kjo, të cilës i pasoi reagimi i ashpër i Pekinit dhe një seri stërvitjesh që praktikisht prej ditësh po rrethojnë ishullin me pothuajse 24 milionë banorë.