Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, arrestohet në flagrancë

Publikuar më: 8/8/2022, ora 09:46
arrestimi 1238x720

Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, arrestohet në flagrancë

Publikuar më: 8/8/2022, ora 09:46

Policia në Gjirokastër ka vënë në pranga një person, i cili ishte me masë sigurie “arrest shtëpie”, ndërsa e kishte thyer atë.

Shtetasi K. Ll. është vënë në pranga në flagrancë pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “vjedhja” dhe “shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.