Zjarri në Dushkarak, Peleshi: Po ndërhyhet me helikopter nga ajri, thirrje banorëve të evakuohen

Publikuar më: 8/8/2022, ora 18:40

Zjarri në Dushkarak, Peleshi: Po ndërhyhet me helikopter nga ajri, thirrje banorëve të evakuohen

Publikuar më: 8/8/2022, ora 18:40

Pas shpërthimit të municioneve në fshatin Dushkarak të bashkisë së Selenicës në Vlorë, si pasojë e zjarreve, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton se kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me flakët.

Sipas tij problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore.

Ai u bëri thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen, në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.