Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Detaje nga vrasja në Maliq, kunati i viktimës: Djali ende nuk e di që babai ka ndërruar jetë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 12:15 | Kronikë
Detaje nga vrasja në Maliq, kunati i viktimës: Djali ende nuk e di

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Maliq, ku pas një konflikti, Nesti Sotiri ndërroi jetë në spital i qëlluar me thikë nga Velo Hazisllari.

Një ditë pas ngjarjes, Gjergji Nasi, kunati i viktimës ka folur për krimin. Ai u shpreh se mes dy personave të përfshirë në ngjarje ka pasur mosmarrëveshje që para 6 apo 7 vitesh.

“Ngjarjen e kemi mësuar nga televizori edhe jemi shqetësuar shumë. Jemi interesuar si ka ndodhur ky problem. Kunati im ishte me dhentë në kullotë, i solli ne stallën e tij. Zotëria tjetër( i referohet autorit) kishte stallën tjetër. Qentë e zotërisë po e sulmonin dhe ky u mbrojt e ishte me djalin, i cili futi dhentë brenda dje dhe nuk arriti të shihte si vepruan dy personat. Autori ka ardhur direkt duke i thënë pse i godet qentë, direkt i ka futur thikën. Ky është muhabeti dhe kunati ka thirrur djalin hajde me ndihmo se më vrau. Erdhi i biri e mori edhe e futi në makinë dhe e çoi në spital, atje pastaj ndërroi jetë. Problemi i dy personave ka afër 6-7 vite, por që atëherë nuk kanë pasur konflikte.

Nuk kishin muhabet, secili shikonte punën e tij, punëtor ka qenë e me djersën e tij ka jetuar. Drejtësia të tregojë drejtësinë e saj dhe autori të dënohet aq sa ka bërë fajin e tij, që ka vrarë një njeri. Pse? Për qentë! Të vritet njeriu për qentë ky është tmerr! Me vlerë paska qeni se njeriu!

Trupi ende është në morg! Edhe djali është atje në hetuesi, po e pyesin. Gjendja e djalit shumë e tronditur, ai ende nuk e di a e ka marrë vesh apo jo që i ka vdekur i ati. Se ishte ne gjendje shumë kritike”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë