Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lufta në Ukrainë, Rusia: SHBA nuk do një zgjidhje me negociata

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 08:16 | Bota
Lufta në Ukrainë, Rusia: SHBA nuk do një zgjidhje me negociata

Rusia vijon t’i qëndrojë idesë se është Perëndimi dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara ato që nuk po e lejojnë Ukrainën të bisedojë për arritjen e një armëpushimi.

Kjo temë u hap edhe njëherë nga ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, i cili tha se Uashingtoni po kërkon të zgjasë konfliktin.

Këtë gjë ambasadori Antonov, e lidh dhe me paketën e fundit të ndihmë që SHBA akordoi për Ukrainën.

“Paketa e ndihmës 1 miliardë dollarë për ushtrinë e Kievit nga SHBA konfirmon se ajo nuk ka si qëllim të ndihmojë për zgjidhjen paqësisht të krizës në Ukrainë, por kërkon të zgjasë konfliktin. Uashingtoni vazhdon të hedh benzinë në zjarrin e konfliktit ukrainas”, përfundoi diplomati rus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë