Përmbytje apokaliptike në Seul, dhjetëra viktima

Publikuar më: 9/8/2022, ora 07:45

Përmbytje apokaliptike në Seul, dhjetëra viktima

Publikuar më: 9/8/2022, ora 07:45

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbytjeve që përfshinë disa pjesë të kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Reshjet e dendura të hënës në mbrëmje përmbytën rrugët, stacionet e metrosë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin e Seulit dhe provincat rreth tij.

Sipas agjencisë meteorologjike të Koresë, në disa zona u shënua sasia më e madhe e reshjeve në 80 vitet e fundit. Ajo shton se sipas parashikimit situate mund të përkeqësohet pasi reshjet pritet të vijojnë dhe për disa ditë.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, në pjesë të Seulit, portit perëndimor të Incheon dhe provincës Gyeonggi, u shënuan reshje shiu mbi 10 cm në orë të hënën në mbrëmje.