Përshkallëzohen sanksionet, Finlanda po mendon të kufizojë turistët nga Rusia

Publikuar më: 9/8/2022, ora 08:03
191209033449 sanna marin finald prime minister exlarge 169

Përshkallëzohen sanksionet, Finlanda po mendon të kufizojë turistët nga Rusia

Publikuar më: 9/8/2022, ora 08:03

Vendet perëndimore vijojnë të mendojë për masa të reja që mund të shtrëngojnë dhe detyrojnë Rusinë t’i japë fund konfliktit në Ukrainë, i cili zgjat prej 24 shkurtit dhe që ka marrë shumë jetë.

Së fundmi,  kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka hedhur idenë për një kufizim të turizmit nga Rusia pikërisht për shkak të luftimeve në Ukrainë.

Duke folur për televizionin “Yle”, shefja e qeverisë tha se është e gabuar që rusët mund të jetonin sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe të shkonin në Evropë si turistë.

“Nuk është e drejtë. Është e qartë se rusët po përdorin Finlandën si një vend kalimi për të shkuar me pushime në vende të tjera. Ne po e diskutojmë këtë çështje në qeveri”, përfundoi Marin.