Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Takim i rëndësishëm pune në Ankara”, Rama mbërrin në Turqi me ftesë të Erdogan

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 14:05 | Politikë
“Takim i rëndësishëm pune në Ankara”, Rama

Pas mesditës së të martës, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi pas ftesës së marrë nga Presidenti Erdogan.

Në një postim në Facebook, kryeministri shkruan se Rama ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

Po sipas këtij njoftimi, pritet që Rama të zhvillojë edhe një takim të rëndësishëm pune në Ankara.

“Konya, Turqi - Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë