Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, një person në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2022, 20:09 | Kronikë
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, një person në

Babë e bir mbetën të plagosur në një aksident automobilistik, në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Njeri nga të plagosurit, është në gjendje të rende në pritje për t’u nisur drejt spitalit të traumës, ndërkohë që tjetri në gjendje më të stabilizuar.

Babë e bir po udhëtonin nga Pogradeci në drejtim të Zërvaskës, ndërkohë që një mjet tip Benz po lëvizte nga Qaf Plloca në drejtim të Pogradecit, kur është përplasur me motorin ku udhëtonin babë e bir. Ekspertët nuk kanë përcaktuar dinamikën e aksidentit, por mendohet se përplasja mund te ketë ardhur si rezultat i një devijimi te motorit qe duket se drejtuesi i këtij mjeti, ka kërkuar të kalojë nga rruga kryesore në një rrugë dytësore pa respektuar sinjalistikës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e Benzit në komisariatin e policisë për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Aksi nga Zërvaska deri në hyrjen e Pogradecit mbetet një nga rrugët me aksidente të shumta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu