Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bankat i shpëtojnë krizës, më pak kredi të këqija, më shumë fitime nga interesat

Nga A2 CNN
10 Gusht 2022, 15:31 | Ekonomi
Bankat i shpëtojnë krizës, më pak kredi të këqija,

Rritja e fortë e çmimeve i ktheu sytë nga kreditë e këqija, një nga pikat e dobëta të sistemit financiar në vend. Ashtu sikurse në fillim të pandemisë, sistemi i druhej aftësisë më të ulët paguese të qytetarëve dhe gjendjes më të vështirë tek bizneset.

Gjatë muajve Prill dhe Maj, kjo frikë u materializua në një rritje të lehtë të kredive me probleme, pas 14 muajsh përmirësimi të pandërprerë. Por tashmë të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë për Qershorin, tregojnë se ky tregues iu rikthye rënies, në nivelin e 5.32% ndaj totalit të kredive.

Sërish, frika nuk ka kaluar, pasi me rritjen e normës bazë të interesit, edhe këstet e kredive po shtrenjtohen, si për qytetarët, ashtu edhe për sipërmarrjen. Kjo mund të rikthejë në rritje nivelin e huave me vonesë.

Ndërkohë, sistemi bankar raportoi 24.7 miliardë lekë fitim neto nga interesat për gjysmën e parë të vitit, në rritje të ndjeshme krahasuar me Janar-Qershor 2021. Ndërsa fitimi neto pas taksave dhe shpenzimeve të tjera për 12 bankat në vend arriti në 6.5 miliardë lekë, apo rreth 55.5 milionë euro.

Kërkesa e brendshme për kredi vijon të mbetet e lartë, pavarësisht masave të Bankës Qendrore për të zbutur inflacionin. Ndërsa sektori bankar vijon të ofrojë kushte e terma të favorshëm kreditimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë