Lojërat e Solidaritet Islamik, Shqipëria fiton medaljen e parë

Publikuar më: 10/8/2022, ora 21:45
abakarov 1280x720

Lojërat e Solidaritet Islamik, Shqipëria fiton medaljen e parë

Publikuar më: 10/8/2022, ora 21:45

Për Shqipërinë vjen medalja e parë në “Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2021”, që po zhvillohen në Turqi.

Mundësi kuqezi Zelihmkan Abakarov fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 65 kg, një rezultat i shkëlqyer duke marrë parasysh se në finale u mposht vetëm nga kampioni olimpik Aliyev.

Mundësit me origjinë çeçene dhe që përfaqëson Shqipërinë iu dorëzua medalja nga vetë presidenti i KOKSH Fidel Ylli, me ftesë të Federatës Botërore të Mundjes.

Këtë vit, Zelimkhan Abakarov u shpall kampion në peshat 65 kg në Lojërat Mesdhetare, që u zhvilluan në Algjeri.