Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çështja Habilaj, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 21:55 | Kronikë
Çështja Habilaj, arrestohet ish-shefi i policisë së

Forcat e policisë kanë vënë në pranga mbrëmjen e sotme ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode.

Bode akuzohet si një nga ish-zyrtarët e policisë, ku bëjnë pjesë edhe Jaeld Çela e Gjergj Kohila, që ishte pjesë e aktiviteteve kriminale të grupit të Habiljave, në veçanti trafikun e drogës ne drejtim të Italisë.

Në prillin e këtij viti, GJKKO e dënoi Boden me 12 vite burg në mungesë, por nga gjykimi i shkurtuar i shkoi në 8 vjet.

https://a2news.com/2022/04/22/denohet-me-12-vite-burg-ish-shefi-i-postes-ne-dhermi/

 Për përfshirje në skemën e Habiljave është dënuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Tahiri u dënua me 5 vjet  burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

https://a2news.com/2022/02/04/trafikante-me-grade-efektivet-e-policise-qe-u-perfshine-nder-vite-ne-narkotrafik/

Në proceset paralele më herët gjykata ka dënuar ish-shefin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela me 3 vjet e 4 muaj burg për "shpërdorim të detyrës" dhe Gjergji Kohila me 8 vjet burg për "trafik të narkotikëve"

A2 CNN Livestream

Dita jonë