Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Edi Rama prezanton projektin 3D të portit të ri të Durrësit

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 10:05 | Politikë
Edi Rama prezanton projektin 3D të portit të ri të Durrësit

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit që hap rrugën për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale projektin 3 D se si do të duket ai së shpejti.

Kreu i qeverisë e konsideron këtë projekt si ndër më të mëdhenjtë ku do të investohen më shumë se 2 miliardë dollarë.

“Me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë