Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Një hap larg play off, sot Ballkani dhe Shkëndija në Conference League

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 11:28 | Futboll
Një hap larg play off, sot Ballkani dhe Shkëndija në Conference

Ballkani dhe Shkëndija do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjen e kthimit të vlefshëm për turin e tretë të Conference League. Detyra e tyre është e qartë të të kualifikohen në play off-in e këtij kompeticione.

Shkëndija, skuadra që ka bërë gjithmonë surpriza në Europë, përballet me suedezët e AIK . Në takimin e parë tetovarët dominuan, por në fund nuk shkuan më shumë se  një barazim 1-1 ,megjithatë sipas teknikut Shaqiri takimi i në Shkup do të ketë një tjetër histori.

Nga ana tjetër Ballkani përballet me Klaksiv nga Ishujt Faroe.  Kampionët e Kosovës triumfuan 3-2 në ndeshjen e parë, ku dominuan për 80 minuta ndërsa në limite pësuan dy gola. Megjithatë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mbetet favorite për t’u kualifikuar në fazën play off, aty ku e pret si kundërshtar Shkupi. Një fitore e Ballkanit do të siguronte një hyrje të garantuar në grupe për një nga ekipet me origjinë shqiptare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë