Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Pllakat e gramafonit më të rralla në botë, më të shtrenjtën e ka një “shqiptar”

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 19:33 | Aktualitet

Pllakat e gramafonit, edhe pse kujtim i shekullit të kaluar, mbartin ende një ndjesi origjinale në mënyrën sesi përçojnë tingujt e një pjese muzikore, ku edhe ato kërcitje dhe gërvishtje të lehta të gjilpërës sikur transportojnë dëgjuesin në një epokë tjetër.  

Por përtej dimensionit romantik, këto pllaka janë edhe objekte tejet të lakmuara nga koleksionistë nga e gjithë bota, çmimi i të cilave mund të arrijë edhe shifra marramendëse.

Bëhet fjalë veçanërisht për kopje me tirazh të kufizuar, shpesh herë kopje unike, ose të pabotuara të këngëtarëve ose grupeve që kane shkruar historinë e muzikës, nga Beatles te Elvis Presley.

Më lartë, në fotogaleri, radhiten disa nga pllakat më të kushtueshme që janë blerë në treg.

A2 CNN Livestream

Dita jonë