Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Situata nga zjarret, në Tiranë 2-3 vatra ditore, Goxhaj: Duhen mirëmbajtur rrugët e ndërhyrjes

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 16:42 | Aktualitet

Dhjetëra vatra zjarri po kërcënojnë çdo ditë pyjet, tokat bujqësore dhe në disa raste edhe shtëpitë e banorëve në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta po ndihmojnë flakët të përhapen, duke pamundësuar në disa raste edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve apo forcat ushtarake.

Vatrat e zjarreve nuk kanë munguar edhe në kryeqytet. Zjarrfikësit po përballen çdo ditë me vatra të reja në periferi të Tiranës.

 “Prej më shume se një muaj që përditë kemi vatra zjarri, por me përjashtim të një rasti në Pezë, të tjerat nuk kanë marrë përmasa dhe nuk kanë shkaktuar dëmtime të mëdha”, thotë drejtori i zjarrfikësve Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.

Shkëlqim Goxhaj

Përpos ndihmës nga emergjenca civile, njësitë administrative dhe vullnetarëve, sipas Goxhaj duhet t’i kushtohet rendësi mirëmbajtjes së rrugëve të ndërhyrjes emergjente, ku nevoja për punonjës në shërbimin zjarrfikës shihet si një domosdoshmëri.

Për të lehtësuar punën e zjarrfikësve, drejtori Goxhaj thotë se janë mundësuar pajisjet e nevojshme si dhe po rishikohet mundësia për rritjen e pagesave mujore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë