Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha në krah të Metës për referendumet: Kushtetuta ka rënë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 12:33 | Politikë
Berisha në krah të Metës për referendumet: Kushtetuta ka

Sali Berisha ka dalë në krah të Ilir Metës për çështjen e rikthimit të referendumeve.

Sipas kreut të demokratëve, Kushtetuta ka humbur sensin e saj pasi Edi Rama ka marrë të gjitha pushtetet.

“Siç mund ta verifikoni, prej kohësh jemi shprehur për referendumet. Jam  shprehur në disa takime. Dhe unë vlerësoj qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet. Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë. Sepse misioni i saj i një Kushtetute është ndarja e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si shtyllë bazë e demokracisë, është futur për balancën e pushteteve. Ky është misioni që këtu ka humbur.Së treti, Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani