Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lajme të mira nga infermieria, Interi rikuperon Brozovic dhe De Vrij

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 13:31 | Futboll
Lajme të mira nga infermieria, Interi rikuperon Brozovic dhe De Vrij

Lajme të mira për Interin në nisje të sezonit të ri. Marcelo Brozovic dhe Stefan de Vrij janë stërvitur me grupin dhe janë gati për ndeshjen e parë të kampionatit përballë Lecce.

Të dy lojtarët kanë marrë ngarkesën e plotë dhe mbetet për t'u parë nëse Simone Inzaghi do ta rrezikojë që në minutën e parë apo do të jetë momenti i Kristjan Asllanit të debutoje e skuadrën zikaltër.

E njëjta gjë vlen edhe për Stefan de Vrij, i cili vetëm pak ditë para nisjes së sezonit të ri pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, mirëpo sipas stafit mjekësor, lojtari është gati për të zbritur në fushë.

Me shumë gjasa, mbrojtësi holandez do të jetë pjesë e 11 lojtarëve  startues edhe sepse D'Ambrosio nuk duhet të jetë i gatshëm 100%. Përpjesën tjetër, formacioni i konfirmuar me Dumfries dhe Gosens në krahët, së bashku me Brozovic apo Asllanin në mesfushë do të jenë Barella dhe Calhangolume çiftin Lautaro-Lukaku në sulm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë