Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Masakër në Malin e Zi, 34-vjeçari vret 11 persona pas sherrit në familje

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 19:22 | Ballkani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi. Një 34-vjeçar, Vuk Boriloviç, ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 11 persona, ndërsa ka lënë të plagosur disa të tjerë, në Cetinjë.

Burime për A2CNN bëjnë me dije se fillimisht konflikti ka nisur në familjen e autorit, ku ai ka marrë armën dhe ka qëlluar, më pas ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar edhe fqinjët dhe kalimtarët.

Bëhet me dije se autori ka qëlluar edhe ndaj policisë, të cilët kishin mbërritur në vendngjarje. Pas shkëmbimit të zjarrit, autori ka mbetur i vrarë, ndërsa disa policë janë plagosur.

Ndërkohë, mësohet se janë qëlluar edhe disa fëmijë.

https://a2news.com/2022/08/12/masakra-ne-cetinje-reagon-abazovic-nje-tragjedi-qe-nuk-kishte-ndodhur-kurre-ne-malin-e-zi/

 Nga burimet bëhet e ditur se 4 të plagosur janë transportuar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu