Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Panairi i librit në Ulqin

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 13:00 | Aktualitet
Panairi i librit në Ulqin

Kemi mbërritur në një nga qytetet malazezë më të njohur në sezonin veror. Jemi në Ulqin. Një qytet në rrugët e të cilit banorët flasin shqip, blihet, festohet dhe pushohet shqip, një qytet ku për herë të parë libri në gjuhën shqipe u prezantua masivisht në një panair, asokohe modest.

Për 20 vite thirrja e këtij manifestimi ishte që të gjallërohej jeta kulturore në një vend ku shqiptarët anembanë botës të shpërndarë, bëheshin bashkë për të shijuar disa ditë pushimi.

Në shëtitoren e qytetit, buzë detit panairi kishte një mision, t’i tregonte vizitorëve dhe banorëve titujt që përgjatë një viti ishin shkruar dhe publikuar në gjuhë shqipe. Sepse aty në Ulqin nuk kishte në librari, një shtëpi për librin shqip. Sidoqoftë panairi e vijoi misionin e tij. Edhe këtë verë.

Në edicionin e 21 të panairit të librit në Ulqin, më në fund ky qytet gëzon me një librari, ku veprat e shkruara dhe të përkthyera në shqip pushtojnë katër anët e mureve. Dhe jo vetëm kaq. Në këtë librari organizatorët kanë vendosur që të mbajnë edhe takimet e rëndësishme të këtij panairi, takime që prezantojnë me titujt më të rinj.

Takimi i parë i takonte autorit të ftuar në këtë edicion, një personaliteti të njohur në botën e politikës dhe administrimit, por po aq të njohur edhe në fushën e letrave shqipe. Ishte takimi i shkrimtarit Odise Kote.

Një nga ngjarjet e rëndësishme të takimeve letrare në këtë edicion të 21 të panairit të librit në Ulqin ishin edhe prezantimet e kolonave që këto kohë janë trendi i publikimeve nga shtëpitë botuese.

Qyteti që ruan ende traditën, gjuhën, këngët dhe vallet shqiptare nuk kishte se si të mos priste me entuziazëm edhe një tjetër botim të ri, atë të veprës që rrëfen jetën e arbëreshëve që vërtet janë jashtë kufijve zyrtarë të shteti shqiptarë, por që mbeten një vlerë e çmuar e identitetit tonë kombëtar.

Ashtu sikurse çdo edicion nuk mund të mungonin edhe këtë herë çmimet për veprat më të mira, duke orientuar kështu lexuesit për zgjedhjet që mund të bëjnë gjatë shëtitjes në stendat e panairit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë