Çështja Habilaj, Gjykata njeh me masën “arrest me burg” ish-shefin e policisë Sokol Bode

Publikuar më: 13/8/2022, ora 16:39
MB SOKOL BODE OK frame 996 1280x720

Çështja Habilaj, Gjykata njeh me masën “arrest me burg” ish-shefin e policisë Sokol Bode

Publikuar më: 13/8/2022, ora 16:39

Gjykata e Posaçme i komunikoi ish-shefit te postës policore të Dhërmiut, Sokol Bode masën e arrestit me burg.

Kjo masë i ishte caktuar nga togat e zeza gjatë kohës që Bode ishte në arrati, ndërkohë që në prillin e këtij viti Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte dënuar atë me 12 vite burg në mungesë, por nga gjykimi i shkurtuar i shkoi në 8 vjet.

 Bode akuzohet si një nga ish-zyrtarët e policisë, ku janë të përfshirë edhe Jaeld Çela e Gjergj Kohila, si pjesë e aktiviteteve kriminale të grupit të Habiljave, në veçanti trafikun e drogës në drejtim të Italisë. Për përfshirje në grupin e Habilajve është dënuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.