Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Europiani i të rinjve, Shqipëria siguron 3 medalje në peshëngritje me 15-vjeçaren

Nga A2 CNN
13 Gusht 2022, 12:06 | Sporte të tjera
Europiani i të rinjve, Shqipëria siguron 3 medalje në

Shqipëria ka siguruar 3 medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rinj. Edhe pse vetëm 15 vjeç, Enkileda Carja arriti të dalë e para në kategorinë e peshave 55 kg.

Për peshëngritësen nga Elbasani, ky ishte konkurrimi i parë në arenën ndërkombëtare, duke lënë gjurmë me tri medalje bronzi. Sportistja, që stërvitet nga trajnerja Eglantina Çuni, regjistroi 69 kg në stilin e shkëputjes dhe 83 kg në shtytje, për ta mbyllur dygarwshin me 152 kg.

Një rezultat i shkëlqyer dhe që premton suksese të tjera në peshëngritjen kuqezi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë