Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fluks pacientësh në urgjenca. Shkak temperaturat e larta, virozat dhe Covid-19

Nga A2 CNN
13 Gusht 2022, 12:30 | Aktualitet
Fluks pacientësh në urgjenca. Shkak temperaturat e larta, virozat dhe

Rreth 120 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit, për të kërkuar ndihmë mjekësore për problemet shëndetësore.

Sipas mjekut të urgjencës, shqetësimet kryesore të qytetarëve lidhen me komplikacionet e shkaktuara nga temperaturat e larta që kanë prekur qytetin. Mjeku thotë se shumë nga rastet që paraqiten në urgjencë për ndihmë janë të prekur edhe nga Covid-19.  

Për shkak të rikthimit të rasteve masive me koronavirus, mjeku këshillon që në rastet kur nuk kanë shqetesime serioze, pacientët të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes e më pas të paraqiten në urgjencë.

Edhe muaji gusht pritet të mbyllet me temperatura të larta, ndaj mjeku këshillon qëndrimin në ambiente të freskëta, konsumimin e ujit dhe ushqimeve të shëndetshme. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani