Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Interi merr 3 pikët në sekondat e fundit, zhgënjen ekipi i Berlusconit

Nga A2 CNN
13 Gusht 2022, 23:12 | Futboll
Interi merr 3 pikët në sekondat e fundit, zhgënjen ekipi i

“E çmendur“ është pak, për Interin. Zikaltrit i përgjigjen Milanit me 3 pikë në transfertë në ndeshjen  e tyre të parë të sezonit në Serie A, por performanca e tyre lë shumë për të dëshiruar në kuadrin e një ekipi që synon triumfin në kampionat.

Ekipi i Simone Inzaghit fiton 2-1 kundër Lecce në sekondat e fundit shtesë, falë golit të holandezit Dumfries, pas një ndeshje që kishte filluar më së miri, me golin e Romelu Lukaku, që duket sikur me Interin mos të ishte ndarë kurrë, dhe që së bashku me fitoren është lajmi i vetëm i mirë për milanezët.  

Interi kontrollon mirë në pjesën e parë, por nuk shfrytëzon rastet për të mbyllur ndeshjen. Pjesa e dytë flet ndryshëm , me Leccen që gjen golin me ish-sulmuesin e Zyrihut Assan Ceesay, në golin e tij të parë në Itali.

Në vend të të reagimit të shpejtë, Interi duket pre e kundërsulmeve të Lecces, ku tregohet vendimtar edhe Handanovic.

Gjerat ndryshojnë në 20 minutat e fundit të ndeshjes, ku Interi shton presionin dhe ka raste të shumta për të shënuar, por duket shumë kaotike. Inzaghi fut në fushën e blertë të gjithë sulmuesit, ndërkohë që lë shqiptarin Asllani në stol, por është Dumfries që në sekondat e fundit realizon golin e një fitore që shuan disi polemikat që ishin gati për të shpërthyer.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në Serie A, Monza e ish-kryeministrit italian dhe ish-pronarit të Milanit Silvio Berlusconi debutoi me humbje ndaj një Torino më cilësore, që e mposhti me rezultatin 1-2 në shtëpi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli