Radhë të gjata në Kakavijë, pala greke punon vetëm me dy sportele

Publikuar më: 13/8/2022, ora 10:07
kakavije fluks 1280x720

Radhë të gjata në Kakavijë, pala greke punon vetëm me dy sportele

Publikuar më: 13/8/2022, ora 10:07

Radhë të gjata në Kakavijë. Në pjesën greke, radhët e mjeteve për të hyrë në Shqipëri kanë qenë prezente që në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se kjo situatë është krijuar si pasojë e mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke, ku po punohet vetëm me dy të tilla në dalje dhe po kaq në hyrje.

Ndërsa pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Fluks i hyrje-daljeve është regjistruar edhe në Kapshticë.