Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Turizmi në vend, The Times: Shqipëria në nivelin e Greqisë dhe Kroacisë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2022, 23:54 | Aktualitet
Turizmi në vend, The Times: Shqipëria në nivelin e Greqisë

 Prestigjiozja britanike “The Times” i ka dedikuar një artikull turizmit shqiptar, duke e renditur krahas Malin e Zi, Greqinë dhe Kroacinë.

“Pamja magjepse plazhesh dhe ushqime të lira. Një Shqipëri që po i largohet reputacionit të lidhur me krimin e organizuar. Një vend që po krahasohet me Greqinë dhe Kroacinë teksa turizmi po i rikthehet normalitetit pas pandemisë”, shkruan The Times në materialin dedikuar turizmit në Shqipëri.

Videot në rrjetin social “TikTok” që shfaqin pamje të Ksamilit, një resort plazhesh me ujëra të kaltra janë parë më shumë se 60 milionë herë, shkruan prestigjiozja britanike.

https://a2news.com/2022/04/26/turizem-ne-kohe-lufte-shqiperia-terheqese-per-te-huajt-vetem-per-cmimet-e-uleta/

Artikulli është shpërndarë dhe nga kryeministri Rama, i cili thotë se falë shtimit të udhëtimeve me linja direkte, numri i turistëve britanikë në Shqipëri gati është 3-fishuar brenda vitit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli