Dhunuan një shtetas për t’i marrë paratë, sekuestrohet dhe kanabis

Publikuar më: 14/8/2022, ora 13:21
Screenshot 3 10

Dhunuan një shtetas për t’i marrë paratë, sekuestrohet dhe kanabis

Publikuar më: 14/8/2022, ora 13:21

Tre persona u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi me anë të kanosjes dhe dhunës i morën një sasi të konsiderueshme parash.

Në kuadër të operacionit “Postimi” u arrestuan shtetasit D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç të tre banues në Elbasan, të cilët me anë të dhunës i morën rreth 2000 euro 20 vjeçarit A.A.

Gjatë kontrollit në banesën e një prej të arrestuarve, policia sekuestroi dhe një sasi të konsiderueshme kanabis sativa, e gatshme për shitje, një radiomarrëse dhe dy automjete.