Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Ekspozita në Pogradec, ekspozohen 101 punime në gravurë të piktorit Anastas Konstandini

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 13:52 | Aktualitet
Ekspozita në Pogradec, ekspozohen 101 punime në gravurë të

Pas 40 vitesh karrierë si piktor Anastas Kostandini, i njohur me emrin Taso, ka sjellë për herë të parë një ekspozitë në gravura.

101 të tilla janë ekspozuar ne galerinë e Pogradecit duke sjellë peizazhet e Pogradecit të vjetër, liqenit, natyrës dhe  përditshmërisë.

Piktori i mirënjohur për stilin e tij unik nga mënyra se si luan me ngjyrat dhe objektet mes emocionesh tregon se nuk mund të linte pa ekspozuar këto grafika, ndërsa gjithçka që ai sjell e ka një mesazh kritik nga ai.

Janë të panumërt ata që e adhurojnë artin e Tasos dhe mënyrën se si ai i sjell punimet në ekspozita.

101 gravurat e ekspozuara nuk janë një përzgjedhje rastësore e artistit. Pjesa tjetër e tyre do të vijnë në kohë dhe vende të ndryshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani