Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hapet dera e makinës, plagosen gruaja dhe vajza e mitur

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 12:13 | Kronikë
Hapet dera e makinës, plagosen gruaja dhe vajza e mitur

Një grua dhe vajza e saj e mitur kanë mbetur të plagosura ditën e djeshme, pasi ranë nga mjeti ku po udhëtonin për shkak të një mosfunksionimi të derës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Patosit, ku shtetasit E. A., 37 vjeç, i është hapur në lëvizje e sipër dera e mjetit tip Ford dhe si pasojë bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur, kanë rënë prej saj.

Të dyja u dërguan menjëherë në spital, ku morën mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu