Hoqi me forcë flamurin turk dhe e hodhi në det, arrestohet 48-vjeçari

Publikuar më: 14/8/2022, ora 13:32

Hoqi me forcë flamurin turk dhe e hodhi në det, arrestohet 48-vjeçari

Publikuar më: 14/8/2022, ora 13:32

Policia e Durrësit arrestoi një 48 vjeçar në zonën e Gjirit të Lalzit pasi hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk dhe e hodhi në det.

Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.

Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.