Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Prindërit më braktisën 36 orë pasi linda, por u jam mirënjohës që më sollën në jetë”

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 22:09 | Lifestyle

Jonathan Lancaster u braktis nga prindërit biologjikë vetëm 36 orë nga lindja për shkak të pamjes së tij. Ai shprehet se ka vuajtur për një kohë të gjatë për çrregullimin e tij në fytyrë, por tashmë thotë se nuk ka më asnjë problem, madje i pëlqen pamja e tij dhe kërkon të ndihmojë edhe të tjetër që janë si ai.

Jonathan Lancaster ka rrëfyer historinë e tij të jetës për “Business Insider”.

“Vetëm kur arrita në moshën 25-vjeçare pata qëndrueshmëri emocionale për të lexuar letrat e mia të birësimit.

Jean, gruaja që më adoptoi, më tregoi në fëmijërinë time, në mënyrën më të pranueshme për atë moshë, se prindërit e mi biologjikë e “kishin të pamundur ta përballonin” se unë isha “ndryshe”.

Ndryshimi është pamja ime e fytyrës. Unë kam një çrregullim të rrallë gjenetik të quajtur sindroma “Treacher Collins”, është një keqformim i rrallë kongjenital kraniofacial. Është e pashërueshme, dhe njihet si një sëmundje e rrallë.

Këto ditë, pas më shumë se një dekade që urreja veten, më pëlqen mënyra se si dukem. Por ishte e vështirë të lexoja për vendimin e prindërve të mi në fillim.

Emrat dhe firmat e tyre ishin në dokumente. Ata kishin nënshkruar birësimin tim vetëm 36 orë pasi linda. Në atë kohë, ata ishin të martuar, rreth në të njëzetat. Ata u kishin thënë punonjësve socialë dhe stafit në spital se nuk donin që anëtarët e tjerë të familjes së tyre të më takonin.

Kjo sindromë prek 1 në 50 mijë persona në mënyra të ndryshme. Në rastin tim, veshët janë të palosur dhe të vegjël. Më pëlqen fakti që duken si të Bart Simpson. Unë nuk kam mollëza dhe sytë e janë të varur.

Nëna ime më çoi në shtëpi kur isha dyjavësh. Stafi i spitalit i kishte treguar asaj për pamjen time që të përgatitej. Ajo tha: Do të doja ta takoja Jonathanin. Ajo më ka thënë gjithmonë se herën e parë që më pa, nuk mund të mos buzëqeshte. Nëna ime ka bërë një punë të jashtëzakonshme me mua.

Unë isha i njohur në shkollë. Madje më pëlqente të shkoja në spitalin e fëmijëve në Londër, ku bëra një operacion për të ndihmuar dëgjimin. Më pas shkova në shkollën e mesme. Aty u përballa me bashkëmoshatarët që nuk më kishin njohur më parë. Ata nuk kishin takuar askënd me tipare të fytyrës si të miat. Ata talleshin me mua, duke më thënë se ditëlindja ime ishte për Halloween.

Ngrita një “mur” duke e përjetuar keq. Ne jetojmë në një botë që është e fiksuar pas imazhit. Doja të kthehesha në shtëpinë time, po mendoja fundin. Zemërimi im më i madh në adoleshencë u drejtua te prindërit. Unë mendoja: Si mund ta kishin bërë këtë me mua? Shkova në kolegj për të studiuar shkenca sportive kur isha 18 vjeç, por ndjenjat e errëta pushtuan jetën time dhe u mbylla.

Jeta ime ndryshoi pasi putha një vajzë. Ajo më tha: “Unë e dua fytyrën tënde”

Jeta ime ndryshoi përgjithmonë kur isha 21 vjeç. Nisa një punë në një lokal dhe u dashurova me një nga koleget e mia. Mendova se ajo ishte personi më i lezetshëm në botë. Por nuk mund ta imagjinoja që një vajzë e tillë do të kishte interes për mua. U afruam dhe ajo më kërkoi të dilnim bashkë për të pirë.

Kishte kimi. Një natë, pas një shishe vere, ajo u përkul për të më puthur. Nga mendimet se askush nuk më donte, aty u ndjeva djali më seksi në botë. Ajo tha: "Unë e dua fytyrën tënde". Unë jam 37 vjeç dhe ne vazhdojmë të mbajmë kontakte. Unë besoja se fytyra ime ishte një gjë e keqe, por që nga ai moment, mendova: "Unë e dua atë”.

Unë kam folur me qindra fëmijë me këtë sindromë në botë dhe u kam thënë atyre të hapen dhe të flasin për ndjenjat e tyre. Kam udhëtuar nëpër botë duke takuar njerëz dhe duke folur në publik. Unë jam ambasador i organizatës jofitimprurëse “Face Equality International”.

Nuk mbaj mëri ndaj njerëzve që më kanë bulizuar. Edhe memet në rrjetet sociale kanë mbetur, por mua më vjen keq për ta. Ndryshe nga unë, ata nuk janë në gjendje të jetojnë jetën e tyre.

Sa për prindërit e mi biologjikë, unë u dërgova atyre një letër në vitin 2009, pasi kisha lexuar dokumentet e birësimit. U thash se doja që ata ta dinin se isha mirë dhe isha i hapur për t’i kontaktuar.

Jam i lumtur që prindërit e mi më sollën në jetë dhe tashmë unë po e shfrytëzoj këtë për të ndihmuar të tjerët.

Pak ditë pas letrës, mora një përgjigje nga avokati i tyre. Ai thoshte: Nuk dëshirojmë të kemi asnjë kontakt dhe çdo përpjekje në të ardhmen do të injorohet. Për mua ishte dërrmuese.

Megjithatë, ata më sollën në këtë botë. Më duhet ta jetoj jetën që më dhanë. Ka qenë një rrugëtim i gjatë për të arritur këtu ku jam. Por unë jam i lumtur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë