Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shpërthim i fuqishëm në një treg në kryeqytetin e Armenisë, shumë njerëz nën rrënoja

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 15:28 | Bota

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të diel në një treg në Jerevan, kryeqytetin e Armenisë.

Autoritetet lokale, deri tani, kanë konfirmuar vetëm një person të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur, por mendohet se shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.

Mediat lokale raportojnë se tregu me pakicë ku ka ndodhur shpërthimi frekuentohet nga shumë qytetarë dhe në momentin e ngjarjes ka qenë shumë i populluar.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ka nisur një zjarr në një zonë ku shiten fishekzjarrë dhe më pas ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, por ende këto janë raportime paraprake.

Aktualisht, 00 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, për të ndihmuar në nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë