Conte dhe Tuchel gati thyejnë duart, përplasje në derbin e Londrës

Publikuar më: 14/8/2022, ora 19:52

Conte dhe Tuchel gati thyejnë duart, përplasje në derbin e Londrës

Publikuar më: 14/8/2022, ora 19:52

Chelsea-Tottenham është mbyllur në barazim 2-2, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte përplasje mes trajnerëve të të dyja skuadrave.

Pas golit të parë të Tottenham, trajneri italian, Conte shkoi të festojë para syve të Tuchel, veprim i cili nuk u prit aspak mirë nga gjermani. Gjithsesi, kur të gjithë menduan se mes të dyve ishte mbyllur këtu, ajo kishte qenë vetëm fillimi.

Kane shënoi golin e barazimit për Tottenham në minutën e 96, ndërsa kjo e lumturoi Conten, i cili shkoi ta takojë gjermanin, por sërish pati një përplasje masive, fillimisht mes të dyve e më pas u desh ndërhyrja e stafeve të të dyja skuadrave për të ndarë palët.