Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vijon fluksi i pasagjerëve në Durrës, 20 mijë në vetëm dy ditë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 15:57 | Aktualitet
Vijon fluksi i pasagjerëve në Durrës, 20 mijë në

Rreth 20,000 pasagjerë kanë kaluar gjatë 48 orëve te fundit në Portin e Durrësit, ku fluksi vijon të jetë i përqendruar në hyrje për në vendin tonë.

12,155 pasagjerë janë përpunuar vetëm ditën e shtunë, nga 5 tragetet që kanë mbërritur në Portin e Durrësit nga Bari e Ankona. Ndërsa ditën e sotme, nga 3 tragetet që kanë mbërritur deri në mesditë, kanë mbërritur 4696 pasagjerë, ndërsa priten të mbërrijnë edhe 2 tragete mbrëmjen e sotme nga Bari.

Bashkë me udhëtarët, janë përpunuar dhe 5897 automjete. 26 sportele vijojnë të jenë në dispozicion të udhëtarëve, me qëllim përpunimin e shpejt të tyre. Bie në sy numër i lartë i shtetasve të huaj të përpunuar në këtë pikë kufitare, ku vetëm ditën e djeshme janë përpunuar 7,889 shtetas të huaj si në hyrje ashtu dhe në daljen e tyre nga vendi ynë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani