Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Europa po thahet

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 10:02 | Bota

Europa po thahet. Janë të shumta shtetet, përfshirë Italinë, Francën, Spanjën dhe Britaninë e Madhe që përballen me thatësirë ekstreme për shkak të reduktimit të rezervave energjetike nga burimet hidrike, bërthamore dhe diellore.

Të dhënat e Agjencisë Norvegjeze të Konsultimit Rystad Energy thonë se në 7 muajt e parë të këtij viti në Europë, elektricitetit i gjeneruar nga hidrocentralet ka rënë me 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ai nga burime bërthamore është tkurrur me 12 për qind.

Temperaturat e larta rreth Europës nga çuar në mungesë të ujit në lumenj e rezervuarë, diçka që ka reduktuar në mënyrë të konsiderueshme aftësinë e hidrocentraleve për të gjeneruar energji. Në Itali, energjia hidrike, e cila përbën 20 për qind të elektricitetit total të prodhuar në vend, ra me 40 për qind në 12 muajt e fundit, ndërsa në Spanjë me 44 për qind.

https://a2news.com/2022/08/14/thahet-liqeni-zbulohet-vendbanimi-i-lashte-per-here-te-pare-ne-46-vjet/

Edhe pse energjia hidrike mund të jetë e paqëndrueshme, analistët thonë se një tkurrje e tillë është absolutisht ekstreme. Në Anglinë juglindore, ekspertët parashikojnë thatësirë ekstreme edhe përgjatë muajve në vazhdim, dhe nëse gjatë këtij dimri nuk do te ketë sasi mbi mesataren te reshjeve, Londra dhe zonat përreth do të përballen me kufizime edhe më të rënda në përdorimin e ujit.

Pamje të publikuara nga NASA që shfaqin tokën nga hapësira, tregojnë peizazhin e Britanisë së Madhe që po kthehet në ngjyrë kafe, nga i gjelbër që ishte. Ekspertët thonë se tharja e lumenjve dhe liqeneve do të ketë efekte shkatërruese jo vetëm te tregtia dhe industria por edhe te një sektor i gjunjëzuar më herët edhe nga pandemia, turizmi. Thatësira e vazhdueshme mund të sinjalizojë vdekjen e udhëtimeve turistike në lumenj. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë