Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Klientët shpërthejnë dyert, policia donte t’i izolonte pas një rasti me Covid

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 19:53 | Bota

Klientët e IKEA u përplasën me forcat e sigurisë në një supermarket, pasi tentuan t’i mbanin ata të mbyllur brenda pasi një person kishte pasur kontakte me një të infektuar me koronavirus.

Në videon e filmuar në distriktin Xuhui në Shanghai shihen rojet në përpjekje të dëshpëruar për të mbyllur dyert me dy kanata, të cilat u shpërthyen nga numri i madh i njerëzve.

Sipas zv/drejtorit të shëndetit publik në Shanghai, një djalë 6 vjeçar kishte rezultuar i infektuar me koronavirus pasi ishte kthyer nga Tibeti. Një prej klientëve kishte pasur kontakte me të miturin e infektuar dhe për këtë arsye autoritetet nxituan që të mbanin të mbyllur pjesën tjetër të klientëve në supermarket.

Punonjësit e shëndetit publik në Kinë vijojnë të jenë nën presion, pasi duhet të bëjnë të pamundurën për të siguruar politikën ‘zero Covid’.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu