Koronavirusi në Shqipëri, 3331 raste aktive në të gjithë vendin

Publikuar më: 15/8/2022, ora 17:40
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Koronavirusi në Shqipëri, 3331 raste aktive në të gjithë vendin

Publikuar më: 15/8/2022, ora 17:40

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer vetëm 321 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë.

Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 321 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki:

30 në Tiranë, 10 në Kurbin, nga 9 qytetarë në Kavajë, Lushnje, 8 në Pogradec, 5 në Dibër, 3 në Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mallakastër, Vlorë, Berat, Bulqizë, Gramsh, nga 1 qytetar në Shkodër, Sarandë, Përmet.

Janë 3,331 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 179 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,991 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            89

Të shëruar në 24 orë          179

Të shtruar në spitale            27

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     321

Testime totale               1,942,526

Raste pozitive                  321,893

Raste të shëruara              314,991

Raste Aktive                        3,331

Humbje jete                         3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      1,271

Fier                                                    512

Durrës                              310

Vlorë                                 301

Gjirokastër                             186

Berat                                          152

Korçë                                 137

Lezhë                                  132

Shkodër                                             132

Elbasan                               124

Dibër                                    47

Kukës                                   27