Napoli spektakolar në nisjen e Serie A

Publikuar më: 15/8/2022, ora 20:50
napoli

Napoli spektakolar në nisjen e Serie A

Publikuar më: 15/8/2022, ora 20:50

Napoli i Spalletti-t ka triumfuar 2-5 në ndeshjen e parë të Serie A në një fushë të vështirë si ajo e Verona-s.

Vendasit rezistuan deri në nisjen e pjesës së dytë, ndërsa më pas u dorëzuan totalisht. Lasagna zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, por miqtë napolitanë kthyen shumë shpejt ekuilibrin në rezultat me Kvaratskhelia. Pa u mbyllur pjesa e parë, ekipi i Spallettit realizoi të dytin me Osimhen, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në epërsi (1-2).

Sapo nisi fraksioni i dytë Verona barazoi me Henry, por entuziazmi i vendasve u shua shpejt pasi realizuam me radhë Zielinski, Lobotka dhe Politano, për rezultatin përfundimtar 2-5.