Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Nuk deshe hyrje në pallat, tani rri mes katër rrugëve”. Qani Muça tregon bisedën me inspektorin e IMT dhe akuzon: Më vodhën edhe 80 mijë euro

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 11:49 | Kronikë
“Nuk deshe hyrje në pallat, tani rri mes katër

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Qani Muçën, i akuzuar për tentativën e vrasjes së inspektorit të IMT, Ilirjan Gavelli.

Në gjykatë, Muça ka pretenduar se është provokuar nga inspektori i IMT. Sipas tij, inspektori i ka thënë: “Nuk deshe të merrje hyrje në pallat, tani rri mes katër rrugëve”. Nga ana tjetër, Muça është shprehur se nuk e ka pasur ai armën e krimit, por punonjësi i IMT. Njëkohësisht ai ka ngritur pretendimin, se punonjësit e IMT i kanë vjedhur gati 80 mijë euro, qe i ka pasur të fshehura në godinë.

Referuar dosjes së prokurorisë, të siguruar nga A2 CNN, tentativa e vrasjes së zyrtarit të IMT, Ilirjan Gavelli ka ndodhur gjatë një përleshjeje mes tij dhe Muçës. Inspektori i plagosur ka dëshmuar se po fotografonte objektin e shembur nga IMT kur është përballur me fyerje të 55-vjeçarit dhe ka parë një armë pistoletë të drejtuar nga vetja.

https://a2news.com/2022/08/14/plumbat-ndaj-inspektorit-te-imt-zbardhen-deshmite-keta-duhen-vrare-te-gjithe/

“Unë instiktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë 2-3 metra larg tij. Në momentin që i kam kapur armën, ai e ka shkrepur dhe kam ndjerë që plumbi më preku në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të për t’i hequr pistoletën, por mesa mbaj mend pistoleta ka shkrepur për herë të dytë, ndërsa unë vazhdoja ta mbaja të bllokuar nga duart armën e Qani Muçës. Edhe pse u afruan punonjësit e policisë, ai vazhdonte ta mbante dhe bënte rezistencë. Me sa kam parë, ishte në gjendje të dehur dhe vinte era alkool”.

Ndërsa punonjësit e policisë, që kanë dhënë deklarime për ngjarjen, kanë pohuar se ishin aty në mbështetje të aksionit të IMT, kur kanë dëgjuar të shtënat. Sipas njërit prej tyre, në momentin e shoqërimit të Muçës, ai ka thënë “këta duhen vrarë të gjithë, se janë kriminelë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë