Patentat shqiptare njihen në Arabinë Saudite

Publikuar më: 15/8/2022, ora 09:30
Patentat shqiptare njihen ne Arabine Saudite 1280x720

Patentat shqiptare njihen në Arabinë Saudite

Publikuar më: 15/8/2022, ora 09:30

Ministria e Jashtme Shqipërisë ka njoftuar se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ministra tha se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

“Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre”.