Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori dhe viktima

Publikuar më: 15/8/2022, ora 13:00
policiadurres scaled 1 1280x720

Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori dhe viktima

Publikuar më: 15/8/2022, ora 13:00

Policia e Durrësit arrestoi dy persona dhe procedoi penalisht dy të tjerë për shkak të një sherri banal që përfundoi me plagosjen e një personi me thikë.

Sipas Policisë, në pranga përfunduan A.P., 23 vjeç dhe A.D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A.P.

Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R.D. dhe E.P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.