Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

Policia në kërkim të Ferrarit të F1 që i parakaloi të gjithë në autostradë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 20:42 | Sporte të tjera

Një video e rrallë ka pushtuar rrjetet sociale në Çeki, ku shfaqet një makinë garash, e ngjashme me ato të Formula 1 teksa nxiton në një autostradë të vendit.

Makina me ngjyrat e Ferrarit u regjistrua teksa ecte me shpejtësi në autostradën që shkon në Pragë, shumë pranë kufirit gjerman.

Makinë një GP2 ishte e zbukuruar me veshjen e modelit të famshëm Ferrari F2004, i cili u përdor nga legjenda e F1 Michael Schumacher kur fitoi kampionatin botëror në sezonin 2004. 

Makinat GP2 janë një shkallë më poshtë Formula 1. Ato ndajnë shumë veçori me makinat F1, por nuk prodhojnë aq fuqi dhe nuk janë aq të shtrenjta. 

Policia tashmë është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, pasi qarkullimi i tyre në autostrada nuk lejohet.

https://twitter.com/EngineMode11/status/1558767521972584449

A2 CNN Livestream

Dita jonë