Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Porti i Durrësit, Meta: Aferë e rrezikshme, cenon marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 13:59 | Politikë
Porti i Durrësit, Meta: Aferë e rrezikshme, cenon marrëveshjen e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar projektin për ndërtimin e portit të Durrësit si një aferë të rrezikshme kundër interesave të shqiptarëve që, sipas tij, cenon edhe marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit me Bashkimin Europian.

Meta kërkoi nga qeveria që të beje publike të gjitha detajet e kontratës. “Është shumë e rëndë dhe e papranueshme, dhe me pasoja ekonomike e financiare, gjithashtu edhe në luftën kundër pastrimit të parave, nëse kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsa fiskale”, tha ish-Presidenti në një konferencë për mediat.

https://a2news.com/2022/08/15/berisha-rama-fali-15-milione-metra-katrore-toke-ne-durres-hiqni-dore-se-nuk-do-ti-gezoni/

“Shqipëria, nën trysninë e Këshillit të Europës dhe institucioneve ndërkombëtare ku është integruar, ka detyrimin të bëjë të ditur pronarët fundorë të kompanive guaskë. Shteti shqiptar, përmes këtyre vendimeve tërësisht të bëra në errësirë, kapitalizon mbi 1,5 milionë metra katrorë sipërfaqe trualli të Portit të Durrësit, një aset i vyer e vendit tonë, duke e bërë automatikisht - sipas marrëveshjes - pronë të koncesionarit.

Vetëm rruga e transparencës së shpejtë mund të qetësojë këtë situatë. Përndryshe, Edi Rama i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re dhe do të jetë përgjegjës, jo vetëm për kokëfortësinë e tij, por edhe detyrimet që e kanë shtyrë në këtë aferë shumë të rrezikshme”.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu