Presidenti Begaj takon Kurtin e Konjufcën: Mbështetja ime e palëkundur për Kosovën dhe interesat e saj

Publikuar më: 15/8/2022, ora 16:51
IMG 20220815 WA0002 1080x720

Presidenti Begaj takon Kurtin e Konjufcën: Mbështetja ime e palëkundur për Kosovën dhe interesat e saj

Publikuar më: 15/8/2022, ora 16:51

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj sot pasdreke ka zhvilluar takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kreu i Shtetit ka deklaruar se Kosova dhe institucionet e saj do të gjejnë tek Presidenti një mbështetës besnik dhe mik të palëkundur të interesave të tyre.

Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.

Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

Në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare.