Sport dhe turizëm, në Pogradec gara me kanoe dhe kajak

Publikuar më: 15/8/2022, ora 13:09

Sport dhe turizëm, në Pogradec gara me kanoe dhe kajak

Publikuar më: 15/8/2022, ora 13:09

50 garues nga Shqipëria dhe vendet e rajonit si Maqedonia Veriut dhe Kosova janë bërë pjesë e garës sportive me kanoe dhe kajak në Pogradec. Gara, e para e këtij lloji në përmasa por e 3-ta në vit radhazi që organizohet në këtë qytet, kësaj radhe vjen në kuadër të Tirana Youth Capital, duke përfshirë sa më shumë të rinj të grupmoshave të ndryshme.

Sportistët pjesëmarrës kanë pasur mundësinë që krahas garave të njihen edhe me zonat historike të Pogradecit, pasi projekti ishte më i gjerë sesa thjeshtë një garë mes tyre. Për drejtuesit e turizmit dhe kulturës në Pogradec ky kompeticion sportiv synon të zgjerohet nga viti në vit edhe më tej ashtu siç po punohet që edhe Pogradeci të ketë ekipin e tij të kanotazhit.

Fitues të aktivitetit u shpallën Blagoj Guginov nga Maqedonia e Veriut për kategorinë e fëmijëve nga mosha 8 deri në 13 vjeç. Gara për vajza u fitua nga Valerija Krsteva e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në kategorinë për meshkuj fitues ishte një tjetër maqedonas, Aleksej Chakareski.