Aksident me pasojë dy të plagosur në Selenicë

Publikuar më: 16/8/2022, ora 21:04

Aksident me pasojë dy të plagosur në Selenicë

Publikuar më: 16/8/2022, ora 21:04

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Selenicë.

Mësohet se në këtë ngjarje janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë dy persona kanë përfunduar në spital.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë shpejtësia e lartë me të cilin ishte duke lëvizur një prej makinave të përfshira në aksident. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.