Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bastisja në banesën e Trump, prokurorët kundër publikimit të detajeve: Rrezikohet hetimi

Nga A2 CNN
16 Gusht 2022, 15:57 | Bota
Bastisja në banesën e Trump, prokurorët kundër publikimit

Departamenti Amerikan i Drejtësisë kundërshton publikimin e detajeve lidhur me urdhrin për të kontrolluar banesën e Donald Trump në Florida, me pretendimin se kjo do të shkaktonte dëme të pariparueshme për hetimet.

Prokurorët kërkojnë që dokumenti i gjykatës që tregon provat  e kërkuar për të siguruar urdhrin e bastisjes, të mbahet sekret edhe pse një sërë organizatash mediatike kanë kërkuar publikimin e tij.

“Nëse do të zbulohej, dokumenti do të shërbente si udhërrëfyes ndaj hetimit në vazhdim e sipër, duke ofruar detaje specifike mbi drejtimin e mundshëm të tij, në atë mënyrë që do të komprometonte rëndë hapat e ardhshëm investigues”

Departamenti i Drejtësisë

Agjentët e FBI-së bastisën kompleksin e Mar a Lago-s në Florida javën e kaluar, për të zbuluar nëse ish-presidenti kishte përvetësuar dokumente të klasifikuar të Shtëpisë së Bardhë pas largimit nga detyra. 11 grupe dokumentesh të klasifikuara u konfiskuan gjatë kontrollit, sipas urdhrit të bërë publik të premten.

Të hënën, Trump kërkoi që autoritetet t’i kthenin dokumentet e sekuestruara dhe tha se FBI-ja kishte marrë tre nga pasaportat e tij gjatë bastisjes. Një hap i tillë ndërmerret zakonisht vetëm kur hetuesit e konsiderojnë një të dyshuar si të rrezikshëm për të fluturuar. “Ky është një sulm kundër një rivali politik, i një niveli të pa parë më herë në vendin tonë. Botë e tretë!”, tha ish-presidenti në platformën e tij sociale, TruthSocial.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli